Home Aktualitet Akademiku Art...

Akademiku Artan Fuga ka kritika për 5 emërimet e reja si anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave

337
0

Ansambleja e Akademisë së Shkencave pranoi zgjerimin e strukturës me katër kandidatë për titullin akademik dhe 5 emërime të reja për pozicionin e anëtarit të jashtëm. Para miratimit të kandidaturave, zë kundër i këtij procesi gjatë diskutimit në seksionin e shkencave albanologjike ishte akademiku Artan Fuga. Vërejtjet e tij nuk janë për vetë emrat e të përzgjedhurve, por për procedurën.

“Për ndonjërin që ka profil shumë të lartë shkencor me reputacion ndërkombëtar që i bën mirë Akademisë së Shkencave të futet, ka pozicione të tjera si ‘akademikë nderi’, ose ndërroni statutin e Akademisë dhe pranoni këta njerëz të cilët sigurisht kanë dhënë kontribut dhe janë shumë të respektuar nga ana ime; por të infektosh kandidimin e anëtarëve me paligjshmëri, këtë e quaj të qëllimtë si përpjekje për të mbuluar paligjshmëri të tjera”, tha Fuga.

Për të mungesa e një gare për emërimet e reja në Akademinë e Shkencave shkel kriteret e pranimit si dhe e bën procesin e pabarabartë e të jashtëligjshëm; akt që e ka kundërshtuar edhe në Kuvendin e Shqipërisë dhe ju kërkon të përzgjedhurve të refuzojnë titullin.

“Kryesia e Akademisë së Shkencave ka shpikur një nocion të ri që e quan ‘promovim karriere’. Ligji kërkon që fushat të happen me vendim të ansamblesë, duhet të njoftohen 6 muaj përpara të gjithë universitetet. Në këtë rast, çfarë i lejon vetes Kryesia dhe zoti Skënder Gjinushi që të promovojë ata që ai dëshiron, për disa që janë brenda në Akademi krijohen privilegje, nuk ka asnjë garë dhe krijohet pabarazi”, tha Fuga.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit