Home Aktualitet Aksident i rë...

Aksident i rëndë me 6 të plagosur në aksin Laç-Fushë Krujë

734
0

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima në njerëz ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksion rrugor, Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras, ku dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën, e për pasojë janë plagosur gjashtë persona.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkatëse për aksidentin, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

“Kurbin / Informacion paraprak: Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç – Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras, janë aksidentuar automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Renault”. Për pasojë kanë marrë lëndime fizike dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip ” Benz” si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip “Renault”. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia e Kurbinit në lidhje me këtë aksident.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit