Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Belsh, humb jetën 40-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin Cërrik-Belsh.

“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Cërrik-Belsh, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

SHKARKO APP