Home Aktualitet Aksident i rë...

Aksident i rëndë në Belsh, 17-vjeçari përplas për vdekje me motor të moshuarën

423
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Belsh-Grekan” pasi një motomjet ka përplasur një këmbësore 80-vjeçare.

Mësohet se 17-vjeçari që drejtonte motomjetin është dëmtuar gjithashtu nga përplasja, ndërsa e moshuara ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Belsh/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Belsh-Grekan”, motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit