Aksident në Berat, mjeti del nga rruga dhe përmbyset

Aksident në Berat. Ngjarja ndodhi afër Qendrës ‘Lira’ në orën 06:45. Një mjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin Luan Agalliu dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të lagështisë në rrugë.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje grupi i shërbimit me 2 mjete zjarrfikëse, që bën të mundur nxjerrjen nga mjeti të shoferit dhe një pasagjere, që ndodhej në makinë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

SHKARKO APP