Aksident në Gjirokastër, lëndohen dy persona

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në rrugën nacionale Gjirokastër- Kakavie.

Abcnew.al mëson se pranë fshatit Derviçian dy automjete tip Benz ML janë dhe një betoniere janë përfshirë në aksident.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, një grua dhe një djalë, të cilët janë dërguar me autoambulancë  për ndihmë mjekësore pranë spitalit rajonal “Omer Nishani’.

Mësohet se gjendja e tyre është  jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në  vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

SHKARKO APP