Aksident në Korçë, plagoset një person, niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Korcë – Pogradec, në afërsi të fshatit Petrushë. Burime për Ora News, bëjnë me dije se një mjet ka përplasur një shtetas me biçikletë.

Mësohet se i dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korçës.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërkohë policia ka arritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP