Home Aktualitet Aksident në K...

Aksident në Kosovë, kamioni përplas makinën, vdes i moshuari

12
0

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan, Kosovë, ku si pasojë ka humbur jetën një i moshuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci. Ai bëri të ditur se viktima është i moshës 71-vjeçare.

Sipas tij, një kamion ka përplasur makinën në të cilën ndodhej shoferi që ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan. Nga informatat e para është bërë e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë një person, mashkull, 71-vjeç, ka humbur jetën”, tha Borovci.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit