Aksident te rruga e Kavajës. Makina futet me semafor të kuq, përfundon në trotuar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kavajës në Tiranë, në vendin e quajtur ish-Parku i Autobusëve.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një makinë “Caddy” dhe një foristradë “Porche”.

Shkak për aksidentin është bërë kalimi me të kuqe në semafor, e njërit prej drejtuesve të mjeteve dhe si rezultat makina ka përfunduar në trotuar. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

SHKARKO APP