Aksident tragjik me 8 të vdekur në Këlcyrë. Shoferi me shpejtësi skëterrë për t’iu shmangur policisë

Një aksident i rëndë ka tronditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit.

Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur 8 persona, 7 emigrantë të Lindjes së Mesme dhe shoferi nga Shkodra.

Dyshohet se shoferi nga Shkodra ishte duke ecur me shpejtësi gati 200 km në orë për t’iu shmangur policisë, duke bërë që makina të humbiste kontrollin dhe të “fluturonte” rreth 300 metër në vijë ajrore nga rruga drejt lumit.

Shpejtësia e lartë e mjetit konfirmohet edhe nga fakti se para momentit fatal, Benzi nuk është përplasur fare me bordurën metalike të rrugës, por ka përfunduar në shtratin e lumit.

Nga fotot e marra në vendngjarje, makina shihet e shkatërruar plotësisht.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

 

SHKARKO APP