Home Aktualitet Aksidentet rr...

Aksidentet rrugore/ Eksperti i sigurisë: Postblloqet dhe radaret kanë dalë jashtë loje

7
0

Aksidentet rrugore janë të përditshme në vendin tonë dhe humbjet në jetë fatkeqësisht janë në shifra të larta.  Ligjet dhe ndryshimet e Kodeve Rrugore nuk po e ulin fenomenin. Ekspertët mendojnë që duhet të marrë fund kontrolli me radar dhe postblloqe policore.

”Deri më sot ne kemi parë patrullat e policisë që dalin nëpër rrugë dhe rrinë prapa kofanos së makinës fshehur. Gjejnë ose skuta, mbrapa një peme, mbrapa një makine. Gjë që nuk më duket normale. Vendet europiane, të zhvilluara, kanë ikur nga kjo lloj forme e kontrollit të trafikut për të limituar shpejtësinë, ka shkuar drejt disiplinimit, drejt kulturës, për t’a mbajtur në kontroll shpejtësinë”, thotë eksperti.

Softa ka një propozim. ”Kontrolli i trafikut mund të bëhet pëmes disa tabelave, të cilat janë tabela digjitale që japin edhe informacion për publikun, ndërsa thonë ul shpejtësinë se ka smog, sepse ka borë, ka shi, po punohet më tutje e me radhë, dhe këta janë të shoqëruara edhe me telekamera. Këto telekamera janë shumë inteligjente, sistem i “ePlate” dhe kanë mundësi që të identifikojnë deri në 35 në 40 makina në sekond”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit