Home Aktualitet Aksidenti i a...

Aksidenti i autobusit shqiptar. Viktima 41-vjeçar dhe 9 të plagosur. Katër prej tyre janë në gjendje kritike për jetën

494
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus shqiptar është përmbysur dhe si pasojë ka ndërruar jetë një person. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.

Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur. Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi. Në mesin e pasagjerëve ishte dhe 41-vjeçari nga Shqipëria, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit.

Katër prej pasagjerëve po marrin shërbimin mjekësor pranë qendrës spitalore në Ogulin. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore ku marrin trajtimin mjekësor në repartin e kirurgjisë. Drejtori i spitalit në Ogulin, Davor Vukelja tha situata më kritike është një grua të moshuar.

“E moshuara është në gjendje të rëndë shëndetësore , edhe plagët e pasagjerëve të tjerë janë serioze për këtë është dashur që ata të dërgohen në departamentin e kirurgjisë. Mes të lënduarave është dhe një vajze e re, e cila fatmirësisht ka vetëm disa lëndime të lehta”.

Ndëra 5 prej pasagjerët e tjerë që kanë marrë dëmtime të lehta në kokë dhe shtyllë kokrrizore, janë dërguar në spitalin e Karlovacit. Në autobus gjithashtu ndodhen edhe dy të mitur të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë vetëm disa dëmtime të lehta. Policia kroate po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Autostrada në të cilën ndodhi aksidenti u bllokua përkohësisht ndërsa tashmë është hapur për të gjithë mjetet përjashtuar ato të tonazhit të rëndë. Për shkak të kushteve në rrugë për shkak të motit, autoritetet kroate i këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurt ndërmjet automjeteve si dhe të mos nisen pa pajisjet e duhura dimërore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit