Home Aktualitet Aksidenti me ...

Aksidenti me 4 viktima/ Familja nga Patosi sapo ishte kthyer nga Greqia, çantat të shpërndara në rrugë

35
0

Një familje ka humbur jetën në aksidentin tragjik në aksin Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja, ose zonës së njohur si “Kripa”. Mësohet se bëhet fjalë për familjen Gushi nga Patosi, me katër pjesëtarë, burrë e grua dhe dy vajza.

Tre prej tyre kanë humbur jetën në vend, ndërsa babai Eduard Gushi dyshohet se ka ndërruar jetë në spital. Familja sapo kishte ardhur nga Greqia dhe po shkonte me pushime, ndërsa çantat dhe valixhet që ndodheshin në makinën e tyre tip “Toyota” janë shpërndarë në rrugë. Në vend ka shenja të shumta të frenimit për disa metra.

Ndërkaq në mjetin “Audi”, i cili dyshohet se i ka rënë nga pas mjetit “Toyota” me të cilën udhëtonte familja Gushi, kanë qenë tre persona. Dy prej tyre kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, ndërsa një i tretë nuk ka dëmtime.

Makina është përplasur dhe me shtyllën duke e thyer në mes dhe ka lënë pa energji dhe një biznes. Paraprakisht mendohet që ka qenë shpejtësia e lartë që ka sjellë dhe aksidentin e rëndë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit