Aksidenti me 4 viktima, si është gjendja e 3 djemve që ishin në makinën Audi

Dy prej tre djemve të mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit tragjik të ndodhur këtë të premte në aksin Levan-Vlorë, janë në gjendje të qëndrueshme.

Shefi i repartit të Reaminacionit Edmond Breshani, tha se dy prej tyre do të transferohen gjithsesi në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa i treti do të mund të dalë brenda ditës.

Igli Madani 22 vjeç, Fabio Lamaj 21 vjeç dhe Glori Selimi 24 vjeç, të cilët u aksidentuan sot janë jashtë rrezikut për jetën.

 “Pacientët janë në gjendje stabël, në momentin e parë i kemi bërë skaner dhe njëri prej tyre ka dëmtime të vertebrës, pacienti tjetër ka shembje të të tërë trupit dhe njëri nga ata është në gjendje më të lehtë me gërvishtje në pjesën e fytyrës.

Dy prej pacientëve do t’i transportojmë në spitalin e Traumës në Tiranë sepse njëri është më i rrezikuar.Pacienti tjetër nuk do shtrohet, mori një trajtim ambulator dhe do jetë i lirë nga ana mjekësore. Pacientët janë koshientë me respiracion. Kanë shfaqje të panikut, këto që janë post-traumatike, ndërsa ata që kanë ndërruar jetë nuk kanë ardhur në repartin e kirurgjisë”, ka thënë mjeku.

Nga përplasje e makinës së tyre me një tjetër mjet tip “Toyota” me targa greke  në autostradë, humbën jetën katër pjesëtarët e të njëjtës familje, prindërit dhe dy vajzat e mitura, 14 dhe 9 vjeç.

SHKARKO APP