Home Aktualitet Aksidentohet ...

Aksidentohet kalimtarja në Durrës, shoferi largohet nga vendngjarja. Çfarë panë dëshmitarët

2
0

Një grua ka mbetur e plagosur pasditen e sotme në Durrës, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Aksidenti u regjistrua në lagjen nr.11 në qytetin bregdetar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se kalimtarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ka marrë disa plagë në trup, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Sipas dëshmitarëve, e plagosura fliste italisht, ndërsa dyshohet se është shtetase italiane.

Po sipas tyre, ka dyshime se në timon ka qenë një djalë i ri, i cili pas aksidentit është larguar bashkë me mjetin me shpejtësi. Mësohet se kalimtarja është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit