Home Aktualitet Aksione rrufe...

Aksione rrufe në Vlorë, kapen persona të shpallur në kërkim

105
0

Kontrolle të befasishme janë kryer nga policia në Vlorë për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat i operacioni 4 persona janë vënë në pranga.

–M.M., 64 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

–Arsen Shyti, 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet, 3 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve”.

–Miky Ibrahimi, 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

-Eliton Demiraj, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit