Aksioni “blic” në mesnatë, por s’gjetën asnjë gjurmë të Ervis Martinajt

Ku është Ervis Martinaj? Policia e Shtetit duke nisur nga mbasditja e djeshme ka zhvilluar disa aksione të shpërndara në qytete të ndryshme.

Në mesditë dhe mbrëmë gjatë natës janë ushtruar kontrolle në dhjetëra banesa në qytetet si Vlorë, Shkodër, Tiranë, Fushë-Krujë, Kurbin, Durrës, Elbasan dhe Cërrik.

Në Shkodër është kërkuar për disa personazhe të njohur të botës së krimit. Policia ka ushtruar në disa banesa në zonën e Kurbinit dhe Fushë-Krujës, me shpresën e gjetjes së gjurmëve të Ervis Martinaj.

SHKARKO APP