Një mega operacion është zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë. SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste, ku ndër emrat vip është edhe Ervin Mata. Ai është një emër i njohur për drejtësinë, i përfshirë në ngjarjen në ish-bllok, për përplasjen me Ervis Martinaj në vitin 2018.
Gjithashtu urdhër arresti është lëshuar edhe për shefin e Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur akuza për vepra të rënda penale, nga ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje grup i strukturuar kriminal.
Nga ky aksion u arrestua ish-drejtori i Policisë Erzen Breçani, dhe është lëshuar urdhër ndalimi ndaj djalit të tij. Operacioni është ende në vijim.