Home Aktualitet Aktori Reshat...

Aktori Reshat Arbana lë spitalin, pas një ndërhyrje të vështirë në zemër

60
0

Aktori i njohur Reshat Arbana i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë, është larguar nga ambientet e spitalit në Spitalin Universitar Nënë Tereza, në gjendje të mirë shëndetësore.

Më herët ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemër që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.

Ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierore të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku. Top Channel

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit