3 autobusë me shqiptarë nisen nga Milano, shoqërohen me polici
3 autobusë me shtetas shqiptarë janë nisur nga Milano në Itali për të mbërritur në Shqipëri dhe aktualisht po kalojnë përmes Malit të Zi. Autobusët me shqiptarë po shoqërohet me polici dhe ambulanca nga autoritetet malazeze dhe personat janë lajmëruar që nuk do të ketë asnjë ndalesë deri në kufirin shqiptar. Sipas itinerarit, autobusi me shtetasit shqiptarë që udhëton nga Milano ka kaluar në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Mal të Zi. Pala malazeze gjithashtu ka marrë dhe disa masa të tjera të forta në kufi mes të cilave dhe pengimi i hyrjes në vend të personave që kanë pasur histori udhëtimi në Itali.