4 milionë euro ndihmë/Soreca mbledhje online me koordinatorin e OSBE-së dhe Manastirliun

Bashkimi Europian po reagon në lidhje me pandeminë dhe ka ofruar ndihmat e saja. Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në vendin tonë, gjatë një mbledhje online me koordinatorin e OSBE-së në Shqipëri, Brian Willimas, kanë nënshkruar marrëveshjen që aktivizon menjëherë fondet e BE për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër koronavirusit.

BE i dha 50 milionë euro grant Shqipërisë në luftën ndaj Covid-19, nga të cilat 4 milionë euro për pajisje mjekësore. Ky fond për pasije mjekësore është aktivizuar menjëherë. Në mbledhje ishte e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. William dekaloi ka deklaruar se BE-ja po mbështet Shqipërinë në luftën me Covid-19 dhe përgëzoi qeverinë shqiptare për masat e marra.

”Qeveria shqiptare duhet përgëzuar për masat e saj të shpejta dhe të plota për distancimin fizik, testimin, gjurmimim, për komunikimin e informacioneve të gjitha me qëllim për zbutjen e kurbës. Përgëzime ministres Manastriliu, Ramës dhe qeverisë për bashkëpunimin kolektiv. OKB ju mbështet. Mbështetja e BE-së në këtë moment është në kohën e duhur”.

SHKARKO APP