Agjencia Evropiane e Parashikimit të Stuhive: Shqipëria, e rrezikuar

Situata nuk pritet të ketë përmirësim as në ditët në vijim. Intensiteti i reshjeve të shiut do të mbetet i lartë.

Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave paralajmërojnë vazhdim të kësaj situate, ndërsa apelojnë qytetarët të tregohen të vëmendshëm.

Kjo javë pritet të jetë e ngarkuar me reshje. Çdo ditë do të sjellë reshjet e saj, prandaj kërkohet që gjatë gjithë kësaj jave një vëmendje e rritur e qytetarëve për të përballuar situatën”,- thotë meteorologu Metodi Marku tha për Ora News se prej javës së kaluar janë vënë në dijeni autoritet dhe institucionet përkatëse

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin që ekspertët tanë vënë re reshje jo të zakonta, atëherë menjëherë njoftohet grupi i specializuar i hidrologëve pranë Institutit të Gjeoshkencave, i cili është i specializuar në parashikimin e prurjeve të lumenjve dhe ata fillojnë llogaritjet. Mesin e javës së kaluar u vu re që do të kishim vlera të shtuara të prurjeve të lumenjve”,- tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Agjencia Evropiane e Parashikimit të Stuhive, ESTOFEX parashikon se vendi ynë është në kategorinë e parë dhe të dytë të rrezikut, pasi do të goditet sërish nga reshje të shumta shiu, breshëri, erëra të forta, madje nuk përjashtohet as mundësia e tornadove.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?