Ambasadori Lu: Marrëdhëniet SHBA- Shqipëri s’do ndryshojnë!
Sa i takon fitores së zgjedhjeve në SHBA nga kandidati republikan Donald Trump, ambasadori amerikan Donald Lu, në një prononcim për mediat theksoi se marrëdhëniet e SHBA-së me Shqipërinë nuk ndryshojnë, pavarësisht nga ndryshimi i presidentëve dhe kaheve politike.
“SHBA kanë zgjedhur Presidentin e 45 -të të tyre, Donald Trump, u shpreh Lu nga Ambasada. Këto zgjedhje ishin votë për ndryshim, por kjo nuk do te thotë ndryshim për marrëdhëniet ndermjet SHBA dhe Shqipërisë.
SHBA dhe Shqipëria kanë pasur marrëdhënie te ngushta si me kandidatë demokratë, edhe me republikanë. Ne jemi bashkë në Afganistan, ne jemi bashkë në NATO, në rastin e Kosoves e më gjërë. Jam besimplotë se do te vazhdojmë marrëdhëniet e ngushta”, tha me tej ai.
KOHA JONË SONDAZH

