Bizneset e autostradës në errësirë totale, OSHEE bën kallëzim
Për shkak të dëmtimit të linjës nga një firmë private gjatë punimeve, mësohet se një pjesë e autostradës Tiranë-Durrës ka mbetur pa energji elektrike.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, deklaron se ka kallëzuar në polici përgjegjësit, ndërsa po punohet për riparimin e defektit.
“Një fadrome po punonte për llogari të një kompanie private, e cila duke hapur kanal, dëmtoi fidrin nr 7, duke lëne pa energji elektrike të gjithë zonën, nga mbikalimi i rrugës për në aeroport, deri në Vorë, ku janë të shtrira një pjesë e mirë e bizneseve në autostradë. Aktualisht OSHEE po kryen veprimet proceduriale së bashku me policinë, dhe kryer kallëzimin”, thuhet në njoftim.
KOHA JONË SONDAZH

