E paparë, “përfiton” nga përmbytjet dhe kthen kamionin si taksi (VIDEO)
Vendi ka dhënë alarmin mbi përmbytjet që kanë shkaktuar dëme të mëdha si materiale por dhe humbje personash.
Në mesin e situatës së rënduar nga moti i keq në Tiranë, duket se ka lulëzuar dhe një “biznes” i ri. Ndoshta me nota groteske por vetë një video tregon se çfarë janë të aftë të bëjnë Shqiptarët.
Një shofer kamioni ka menduar t’i japë zgjidhje këmbësorëve të bllokuar në rrugë të ndryshme të kryeqytetit për shkak të përmbytjeve, por duke futur edhe disa para në xhep.
Çifti i balerinëve Gerd Vaso dhe Enada Hoxha kanë postuar një video në rrjetin social Instagram ku shkruajnë se për të kaluar rrugët, qytetarët kanë hipur në kamion dhe kanë paguar 100 lekë.
“U kthyen vitet 1990 shqiptarët po largohen me kamiona për në Itali…1000lek personi për të kaluar nga njëri trotuar tek tjetri”, shkruajnë ata në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BMix5NyD9w6/?taken-by=enadagerdvaso&hl=en
KOHA JONË SONDAZH

