Erzeni del nga shtrati, evakuohen 15 familje
Lumi Erzen ka dalë sërish nga shtrati në zonën e Shijakut. Për pasojë, 15 familje janë evakuuar.
Reshjet e rëna gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar fryrjen e një sërë lumenjve. Kreu i Bashkisë së Shijakut, tha se ndodhen në terren për të marrë masat e nevojshme si dhe për të kryer evakuimin e të prekurve.
Banorët i druhen përsëritjes së përmbytjeve të ndodhura në janar të këtij viti. Në atë kohë, 500 shtëpi u përmbytën përveç tokave bujqësore.
KOHA JONË SONDAZH

