Evis Kushi: Brenda mandatit të ardhshëm, rrisim pagat e mësuesve me 40%
Nëpërmjet një publikimi në rrjetin e saj social “Facebook”, Evis Kushi është ndalur tek një angazhim që do të ndërmerret brenda mandatit të tretë të Partisë Socialiste për sa u përket pagave të mësuesve.
Duke cekur fillimisht se gjatë qeverisjes së PS është rikthyer dinjiteti i mësuesve përmes portalit “Mësues për Shqipërinë” dhe është rritur paga e tyre me 32%, Znj. Kushi nënvizon se me Plan Veprimin e viteve 2021-2025:
“Ne do të angazhohemi plotësisht që brenda mandatit të ardhshëm të PS, pagat e mësuesve të njohin rritje të metejshme, në fakt rritjen më të madhe ndonjëherë, me 40%”.