Greqia vijon sulmet ndaj Ramës: Erdogan e solli në pushtet

Mediave greke nuk u ka dalë inati me kryeministrin e vendit, Edi Rama. Akuzat e lëshuara prej tij pak ditë më parë kanë bërë që të ketë sulme të vazhdueshme. Në këtë mënyrë, mediat greke e akuzojnë kryeministrin shqiptar se të gjithë këtë e bën falë ndikimit turk.

Përmes një opinioni, analisti Leonidas Koumakis theksohet se Rama erdhi në pushtet edhe falë ndihmës së Turqisë. Ai përmend rastin e vitit 2013, duke theksuar se po në gusht Rama zhvilloi një vizitë në Turqi, ku u takua me Erdogan.

Sipas tij, kryeministri shqiptar mori pushtetin falë ndikimit turk. Nga ana tjetër, ai akuzon Erdogan se është kthyer në sulltan me pasuri shumë të lartë. Më tej, deklarohet se synimet e tij janë që të krijojë një “Kalifat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aludimi i tyre është se Shqipëria është bërë tashmë pjesë e kalifatit turk dhe ka nisur sulmet ndaj Greqisë. Por dje ka pasur sulme edhe sa u takon uniformave të reja të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri inauguruan uniformat e dimrit. Shefi i qeverisë nuk la pa falënderuar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Kjo ka ngjallur revoltë te mediat greke.

Sipas tyre, uniformat janë financuar nga Turqia dhe kjo tregon qartë bashkëpunimin e dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?