Hapen portat e Ulzës dhe Shkopetit, lumi Mat bën kërdinë. Përmbytje masive
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=SwUEABdfJVc” width=”560″ height=”315″]
Shkarkimet nga hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit janë shtuar gjate oreve te fundit. Si pasojë niveli i lumit Mat është rritur ndjeshëm, ndërsa grupet e Emergjencave të Bashkisë po mbajnë nën monitorim situatën, e cila vijon të jetë problematike.Nderkohe Rruga Burrel-Milot eshte bllokuar per shkak te prurjeve te lumit Mat.
Ne disa vende uji ka mbuluar asfaltin. Qindra automjete përfshirë dhe autobusët mbeten të bllokuara në trafik për disa orë. Po kështu fshatra të tërë janë nën pushtetin e ujit në Milot, Laç, Lezhë, Mamurras, Fushë-Krujë.
Deri më tani raportohet se janë hapur portat e shkarkimit nga HEC-i i Shkopetit.
Ndërkohë raportohet se niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është 288.76 m; niveli në HEC Koman 173.05 m ndërsa në HEC Vau Dejës 75.44 m.
Pritet hapja e portave edhe të këtyre hidrocentraleve, çka do të sillte të tjera përmbytje zonën e nën Shkodrës. Nga ana tjetër KESH njofton se ka filluar shitjen e energjisë elektrike.
KOHA JONË SONDAZH

