Helmimi me spraj piperi, nxënësit dalin nga spitali

Nxënësit e helmuar nga spraji me piper që u hodh në ambientet e gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit kanë lënë spital pasi gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar. Pak orë më parë drejtoresha e spitalit rajonal të Fieri tha se nën kujdesin e tyre ishin edhe 14 nxënës, por që tashmë janë nxjerrë në gjendje të stabilizuar dhe ndodhen pranë familjes së tyre. Nxënësit u dërguan në urgjencën e spitalit të Fierit, pas problemeve me frymëmarrjen dhe djegie në lëkurë e sy, por që fatmirësisht ndodhen në shtëpitë e tyre. Kjo është një situatë e pazakontë e përsëritur 2 herë brenda 10 ditësh, e krijuar nga një nxënës problematik i kësaj shkolle.

SHKARKO APP