Identifikohet viktima që u gjet në lumin e Tiranës

Është identifikuar viktima që u gjet sot i vdekur në lumin e Tiranës, si pasojë e përmbytjeve që përfshinë mbarë vendin.

Ai është 80-vjeçari Bajram Lala banues në lagjen Nish Tulla të Durrësit, i cili mëngjesin e sotëm kishte me dele. Mësohet se identifikimi i të ndjerit është bërë i mundur nga i biri i tij.

Përveç të moshuarit, dy persona të tjerë humbën jetën si pasojë e përmbytjeve. Rasti i parë u shënua në lumin Mat, ku humbi jetën shtetasi me inicialet Gj.N.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, rasti i dytë ndodhi në Këlcyrë, ku shtetasi K. Spahiu u rrëzua nga çatia e shtëpisë si pasojë e erërave të forta

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?