Informacion mbi gjendjen e akseve rrugore nga ministria e transporteve
INFORMACION MBI GJENDJEN E KALUESHMËRISË SË AKSEVE RRUGORE date 09.11.2016
|
Qarku
|
Situata |
Rekomandime |
|
Tiranë |
Rreshje të shumta gjatë gjithë natës.
Në segmentin rrugor Tiranë – Durres, në rrugën që shkon për tek nënkalimi i City Park, është e bllokuar pasi ka një cedim ( ulje te madhe). Janë marrë masat me plotësim sinjalistike. Deri tani Superstrada Tirane – Durres nuk ka probleme per qarkullimin. Ne zonën e Fushë Krujës ka prani të madhe uji në rruge, si pasojë e daljes së përrenjve. Në segmentin Ndojë – QafëShtamë, ka rreshqitje masive te inerteve ne rruge. Ne km 8.7 kalohet me veshtiresi, kurse ne km 13 kalimi është i bllokuar. Rruget e Dajtit jane te gjitha te kalueshme dhe pa probleme. Ne km 1, ne Lanabregas – Uzina Traktori, eshte nje tombino e bllokuar, Uji ka dale mbi rruge. |
Të evitohen levizjet në akset që paraqesin problem. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të behet me tepër kujdes ne rast te perkeqesimit të mëtejshëm të situates. |
|
Durrës
|
Në zonën e Shkëmbit te Kavajes, mbas rreshjeve te shumta, ka prani të madhe te ujit në rrugë. Vazhdon puna nga kompania kontraktore me ane te pompave per largimin e tij. Nderkohe po inspektohet edhe Ura e Shkumbinit ne Peqin, per te pare gjendjen e saj. Ka grumbullim aluvionesh ne disa pjese te rruges se Spillese, per te cilat kontraktori eshte duke punuar. |
Te bëhet kujdes në qarkullim, |
|
Elbasan |
Ka rreshje te shumta .
Në drejtim te Librazhdit , ( aksi Elbasan – Librazhd) në vendin e quajtur Murrash, dhe ne Dragostunje, ka patur rreshqitje dherash e e aluvionesh. Dobreshi eshte pastruar. Ne Dragostunje vazhdon puna. Qarkullimi aty është pa problem.. Në dalje te Librazhdit në drejtim të Elbasanit, ka renje dherash, gurësh e aluvionesh. Rruga eshte 1 kalimeshe. Vazhdon tëpunohet. Rruga ne Dobresh eshte bllokuar nga dherat dhe guret. Po punohet nga kontraktori. Nuk raportohen probleme ne akset e tjera te ketij qarku. Edhe në aksin Elbasan Qafe Thane, nuk ka asnjë problem . |
Te behet kujdes ne qarkullim. Te respektohen tabelat e sinjalistikes, |
|
Berat |
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e ketij qarku. | Te behet kujdes ne qarkullim ne rast keqesimi edhe me tej te situates |
|
Vlore |
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve., |
Te behet kujdes ne qarkullim ne rast perkeqesimi edhe me tej te situates |
|
Gjirokaster |
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në
akset e ketij qarku. Ne aksin Gjirokastër – Tepelenë, në afersi tëTepelenes ku mbaron Superstrada, prane fshatit Hormove, rruga është nje kalimeshe si pasojë e rënjes së dherave e aluvioneve, 100 m3, Eshte duke u punuar për hapjen e saj. |
Te behet kujdes ne qarkullim ne rast perkeqesimi te metejshem te situates |
|
Korçe |
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. |
Te behet kujdes gjate levizjes ne rast perkeqesimi te metejshem te motit dhe te respektohet sinjalistika ne rruge. |
|
Kukes |
Rreshjet e shiut janë të shumta. Por ne disa nga akset e këtij Qarku ka prani të materialeve në rruge. Firmat kontraktore po punojne me mjete dhe fuqi punëtore për pastrimin e akseve.
Në aksin Kukes – Qafe Shllak, ku para nje muaji ka patur nje shëmbje te rruges, situata eshte agravuar. Per momentin kalimi kryhet vetem për mjetet e vogla. Firma kontraktore po punon per normalizimin e situates. |
Te behet kujdes ne akset ku ka prani te materialeve ne rruge. |
|
Diber |
Ka rreshje shiu. Në disa akse të ketij Qarku ka prani te materialeve dhe uji ne rrugë, por pa problem per qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe fuqi punëtore të shtuar për pastrimin e akseve. Ne aksin K. Hadroj – Qafe Bene, situata është problematike si pasojë e renies së gurëve, Ne afërsi të Tunelit të Gjegjanit rruga eshte e bllokuar. Po punohet nga kontraktori për hapjen e saj, i cili eshte nisur me mjet fadrome per hapjen e rruges.
Tek Ura ne Hyrje te Ures se Klosit, lumi ka prurje te medha. Nuk ka ndonje ndryshim nga raportimi i meparshem. Nga specialistet e Drejtorise se Shkodrës njoftohemi, se nga hapja e portave te Hecit te Shkopetit, eshte permbytur rruga ne Skuraj – Burrel, aty ku ndahet rruga që shkon per ne Peshkopi. Lartesia e ujit ka arritur 1 m.
|
Te behet kujdes ne qarkullim, sidomos ne akset ku ka prani te materialeve ne rruge.
|
|
Shkoder |
Ne disa akse te ketij Qarku ka probleme, sic jane: Shkoder – Qafë Qele, ku ka shembje të trupit te rruges, si dhe te Harku i Berdices, ku ka prani te ujit si pasoje e hapjes se portave te Hecit. Ne te gjitha akset po punohet me forca dhe mjete per pastrimin e akseve.
Ne aksin B. Curri – Valbone, prurjet e shumta kanë gërryer nje pjesë te rrugës. Ne vend ka prani te mjeteve dhe fuqi punetore te shtuar te kontraktorit. Ne keto momente rruga eshte hapur me nje kalim. Te gjithe akset e tjere jane te kalueshme. |
Te behet kujdes ne levizje, per cdo rast perkeqesimi te situates.
Drejtuesit e mjeteve te bejne kujdes ne zbatimin e sinjalistikes rrugore per nje mot te tille.
|
|
Fier |
Ne Portez ka dale uji ne rruge 10 cm. Kalueshmeria eshte normale |
Te behet kujdes ne levizje, per cdo rast perkeqesimi te situates. |
|
Lezhe |
Pas rreshjeve te shumta te shiu gjate natës, në askin Rrëshen – Fushë Arrëz, ka bllokim në hyrje të tunelit të Gjegjanit dhe ne fshatin Gojan. Po punohet per cbllokimin e rrugës. | Te mos kalohet ne kete segment deri ne nje njoftim te dyte. |
KOHA JONË SONDAZH

