Ja si blihet uniforma e gardianëve

Për të marrë një veshje gardiane burgu, mjafton që ta blesh atë. Uniformës i bashkëngjitet grada apo spaleta, sipas nevojës së të interesuarit.

Kamera e fshehtë e “Stop” provon të blejë një uniformë të tillë dhe me 6 mijë lekë të reja e siguron atë me përmasat fizike të kërkuara.

Zonja që tregton këto veshje rrëfen, se të gjithë punonjësit e burgjeve i blejnë në këtë dyqan uniformat. Ajo thërret edhe rrobaqepëse për të përshtatur veshjet. Por, në redaksinë e “Stop” kanë ardhur pafund e-maile, nga gardianët e burgjeve, të cilët tregojnë se e blejnë me paratë e tyre uniformën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja biseda e qytetares me shitësen:

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarja – Si je? Si ke kaluar? Mirë? Unë dua veshjen e gardianes, se përfundimisht u caktova te (burgu) 325.

Shitësja – Këmishë, pantallona?

Qytetarja – Çfarë marrin ato, sepse unë nuk është se kam punuar ndonjë ditë. Po tani, çfarë marrin gardianët?

Shitësja – Këmishë, pantallona.

Qytetarja – Po pra dhe kapelën, që marrin ato.

Shitësja – Marrin dhe bluza, pantallona me xhepa. Juve nuk jeni me kambale, jeni me këmishë.

Qytetarja – Po!

Shitësja – Po që janë të mëdhaja?

Qytetarja – Po tani, këto që janë të mëdhaja si ia bëjnë? Gardianet e tjera…

Shitësja – I marrin, i rregullojnë vetë.

Shitësja – Vetëm të pyes këtë gocën, nëse ka në magazinë ndonjë gjë.

Qytetarja – Vetëm ju mbani kështu (veshje policie), ë?

Shitësja – Po, kjo, që është e…

Qytetarja – Mund të gjej kështu (veshje) për gardiane vend tjetër? Apo vetëm ju?

Shitësja – Jo, nuk gjen.

Shitësja – Për këmishë femrash dhe pantallona femrash do shikosh aty, çfarë mund të gjesh ndonjë gjë, me masën gati sa mua, po vetëm mendoje gocën njëçik më të bëshme.

Shitësja – Kam një gocë këtu, që do… A ka në magazinë, të shohësh? Mos i gjejmë ndonjë gjë? Se këtu janë burrash. Hë? Mirë, shifi dhe më thuaj! Po, për veshje verore. Hajde!

Qytetarja – Vetëm dy veshje janë? Verorja dhe dimërorja, për ne?

Shitësja – Janë dy veshje, në sensing me kambale dhe veshje klasike. Kurse verë e dimër pastaj, emërtohen veshje vetëm për sezonin.

Çdo gardian dhe gardiane burgu, paguan për të blerë veshjen e tyre, madje në rastet kur kjo e fundit nuk është në përmasat e duhura duhet të harxhosh edhe disa para të tjera për t’i bërë këto riparime.

Shitësja – Se kapele mund të të japim këtë ose të të japim “ Pustina”. Pustinës i bie, që t’i heqim atë, “Shqiponjën” dhe t’i vëmë një gjë tjetër.

Shitësja – Provoje njëherë këtë! Kjo s’besoj…

Shitësja – Gjithmonë ka qenë problem për femrat. Për Policinë e Burgjeve ka qenë gjithmonë problem.

Qytetarja – Po këto gardianet me kambale, çfarë përdorin?

Shitësja – Kambale, pantallona me xhepa dhe bluza me kopsa. Edhe kapelja është ai format aty.

Shitësja – Pastaj e fundit fare, do zgjedhësh çështjen, të gjesh copë e t’i bësh vetë! Se riparim nga e para, do të shkojë dyfish.

Qytetarja – Këto si i bëjnë, gardianet e tjera?

Shitësja – Po, në rrobaqepësi. Ato, që janë trupa të mëdhenj, i kanë marrë meshkujsh edhe e kanë mbyll atë muhabet. Ato që kanë nevojë pastaj, bëj riparime, rregullime.

Qytetarja – Këtu vijnë i marrin, besoj?!

Shitësja – Këtu i marrin, ka që kanë gjetur pantallona, kanë gjetur stofin blu dhe i kanë bërë.

Qytetarja – Atje s’ka ë?

Shitësja – Ku? Tek magazina juaj?

Qytetarja – Po!

Shitësja – U bë shumë vite, që nuk ka.

Qytetarja – Po pra, shumë!

Shitësja – Policia e Burgjeve vetëm këtu është veshur. Kemi veshur në burgun e Fierit, para dy muajsh në mos gaboj.

Shitësja –Të heqim edhe këtë gradën, se kjo është bërë për Policinë e Shtetit dhe do t’i vendosim këtë. Nëse pastaj ka probleme atje dhe nuk ta kërkojnë kështu, më bëj një telefon sesi e do. Në lidhje me stemat pastaj? Logot të duhen?

Qytetarja – Filloj për herë të parë dhe unë nuk e di.

Shitësja – Nën/inspektore?

Qytetarja – Po!

Qytetarja – Sa bëjnë?

Shitësja – Atëherë, ke pantallonat, këmisha, kapelja, i ke dhe këto, që po t’i llogaris tani.

Qytetarja – Këto çfarë janë? A, stampa!

Shitësja – Këto janë stampa, 61 (mijë lekë të vjetra) i ke të gjitha./Tv Klan/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?