Jeruzalem Post shkruan planifikimin e sulmit ndaj kombëtares Izraelite

Një nga të përditshmet kryesore izraelite “Jeruzalem Post” shkruan për zbulimin e planeve për një sulm terrorist kundër kombëtares izraelite të futbollit gjatë ndeshjes së të shtunës në Shqipëri.

Duke u mbështetur në raportimet e mediave shqiptare, ndër të tjera shkruhet se shërbimet e sigurisë me ndihmën e agjencive ndërkombëtare të sigurisë përfshirë dhe atë izraelite Mosad, kanë zbuluar në kohë planin për sulmin terrorist.

Më tej shkrimi vijon me faktin se kombëtares izraelite i duhet fitorja e rradhës për të pasur një mundësi kualifikimi në botërorin e 2018-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e planifikuar të luhej në stadiumin e “Loro Boriçit” në Shkodër, është zhvendosur në “Elbasan Arena”. /ABCNews/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?