Kreu vepra të turpshme ndaj 10-vjeçares, ndalohet i moshuari
Një 69-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se kreu vepra të turpshme ndaj një vajze 10 vjeçe. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Kavajë.
Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet SH. D., kallëzoi në polici se më datë 8, Lik Çaça ka marrë vajzën e tij 10 vjeçe dhe e ka çuar në banesën e tij, ku më pas ka kryer veprime të turpshme me të.
Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale “Vepra të turpshme”.
KOHA JONË SONDAZH

