Albin Kurti thirret për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale. ”Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”,-shkruan zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Sipas Kryeziut, qëllimi është ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025, sikurse në 2021 një vendim gjyqësorit për pamundësinë e garimin në zgjedhjet të 14 shkurtit 2021.
”Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”.