Lancet: Shëndetësia shqiptare, më e mira në rajon

Shqipëria ka sistemin shëndetësor më efektiv në rajon, e madje edhe se Turqia. Të paktën kështu rezulton në një studim shkencor të publikuar nga revista shkencore prestigjoze “Lancet”. Në renditjen që bëhet në këtë studim, sistemi shëndetësor shqiptar vlerësohet me 70 pikë siç duket qartë edhe në këtë tabelë.

Vlerësimi për vendin tonë është më i lartë se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia e Bosnjë-Hercegovina dhe ndiqet nga Turqia që ka një pikë më pak. Shqipëria është në të njëjtin nivel me vende të Europës Lindore si Letonia, Lituania e Rumania.

Të dhënat përfshijnë një periudhë 29-vjeçare, duke nisur nga viti 1990. Për bazë nuk merren tregues të tillë si infrastruktura spitalore e korrupsioni. Vlerësimi më i lartë mes 204 vetëve të botës jepet për vende si Norvegjia, Islanda e Japonia.

SHKARKO APP