MB: Në Shkodër 600 ha tokë e përmbytur, në Durrës 200 ha

Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një bilanc paraprak të përmbytjeve në dy qarqe, Shkodër dhe në Durrës. Në Shkodër sipërfaqja e tokave të përmbytura arrin në 600 hektarë ndërsa në Durrës 200 hektarë.

Qarku Shkoder

Ne rrethin Shkoder, sipërfaqja e tokave të përmbytura arrin në 600 hektarë. Në njësinë Administrative Bushat: 60 hektarë në Mali i Jushit, 20 në Fshat i Ri dhe 200 hektarë të tjera në zona të ndryshme; Në Bërdicë, 30 hektarë; Në Ana e Malit, 100 hektarë në Muriqan dhe 20 hektarë në Oblikë; Në Dajç, 100 hektarë, në fshatrat Darragjat, Mushan, Suka; Në Vaun e Dejës, 40 hektarë dhe në Gur i Zi, 30 hektarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problematike paraqitet situata në zonën e Urës së Bardhajve, pasi lumi Kir është në kuotat maksimale dhe rrezikon të dalë nga shtrati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qarku Durrës 

Nga reshjet e natës së mbrëmshme dhe të sotme, në Qarkun Durrës janë nën ujë rreth 200 hektarë tokë. 120 hektarë në rrethin e Durrësit, kryesisht në zonën e Hamallajt, zonë bregdetare dhe toka djerr. Ndërsa në rrethin Krujë, veçanarisht në Fushë-Krujë, rreth 80 hektarë tokë janë përmbytur. Veç reshjeve, shkak për përmbytje është bërë dhe dalja nga shtrati e lumit Zezë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?