Mbyllen aplikimet për lotarinë amerikane
Janë mbyllur pasditen e djeshme aplikimet për lotarinë amerikane të vizave. Për më tepër se një muaj, qytetarët shqiptarë patën mundësinë të aplikonin për të siguruar një vizë qëndrimi në Shtetet e Bashkuara.
Informacioni për fituesit pritet të shpallet pas datës 2 maj 2017. Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit.
Një numër i madh shqiptarësh kërkojnë të emigrojnë çdo vit në Shtetet e Bashkuara, duke u bërë pjesë e lotarisë amerikane.
KOHA JONË SONDAZH

