Ministria e Transportit: Ja akset e kalueshme në rang vendi

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, pas komunikimit me ARRSH, njofton se situara e kalueshmërisë në akset kombëtare është si më poshtë. Po punohet prej orëve të mëngjesit për të normalizuar qarkullimit.

1.      Tirane – Durrës, ka probleme qarkullimi si pasojë e rreshjeve. Kontraktori është angazhuar dhe po punohet në zonën e përmbytjes me  mjete dhe forca punetore. Janë angazhuar 6 fadroma.

2.      Zona e Fushe Krujës, nga prurjet e shumta te perrenjve ka prani te madhe te ujit ne rruge. eskatavor dhe fadrome dhe fuqi punetore te shtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

3.      Aksi Shkoder – Qafë Qele , ku ka nje shembje, e cila po agravon nga rreshjet e shiut në rrëshqitjen e ndodhur disa muaj më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

4.      Tek Harku i Berdices ne aksin Shkoder – Lezhe, ka prani uji rreth 20 cm, si pasoje e hapjes se portave te Hidrocentralit.

5.      Aksi Bajram Curri – Valbone, është i bllokuar si pasoje e rreshjeve te dendura. Firma kontraktore, po punon me mjete e forca per hapjen e saj.

6.      Ne te gjitha akse e Qarkut te Dibres dhe të Kukesit, ka prani te gureve dhe dherave ne rruge, por qe po pastrihen nga kontraktoret e akseve.

7.      Ne aksin Kukes – Qafe Shllak, ku ndodhi rreshqitja para nje muaji, ne km 4 nga Autostrada e Kombit, situata po agravohet si pasoje e rreshjeve. Per momentin rruga eshte e kalueshme vetem per mjetet e vogla.

8.      Ne aksin K. Hadroj – Qafe Bene, situata eshte problematike per shkak te renies se gureve, sidomos ne Shkoze dhe tek Tuneli i Gjegjanit.

Te gjithe kontraktoret po punojne me mjete si ekskavatore, fadroma, miniekskavatore dhe fuqi punetore te shtuar ne te gjitha zonat problematike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?