Moti i keq/ Kryebashkiaku i Vlorës paralajmëron banorët pranë Vjosës: Përgatituni për çdo situatë
Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli që prej orëve të para të mëngjesit është gjendur në zonën e Novoselës ku lumi Vjosë është duke dal nga shtrati. Pas inspektimit në zonë ku është ndjekur rritja e nivelit të lumit ka ndjekur punimet për masat që janë duke marrë për të paraprirë një situatë problematike që mund të vij si pasojë e daljes së lumit.
Së bashku me gatishmërinë për lumin janë duke u kryer dhe pastrimi i disa kanaleve të cilat nuk ishin prekur prej vitesh një prej shkaktarëve të mos tërheqjes së ujit. Leli është shprehur se niveli i lumit është në rritje edhe pse me ritme jo te shpejta bazuar te informacionet e marra nga zona e Gjirokastrës dhe Tepelenës për reshjet e shiut të cilat vazhdojnë. Leli ka apeluar për marrjen e masave nga banorët e zonës si në bagëti dhe banesa dhe të jenë të përgatitur për cdo situatë.
Pas vizitës pranë urës së Mifolit ka inspektuar grykëderdhjen e Vjosës ku është konstatuar se deti i në disa ballë ndikon akoma më shumë npërkeqësimin dhe rrezikun e daljes së lumit nga shtrati ndërkohe që ka vënë në gatishmëri gjithe strukturës e bashkisë dhe ish-komunës për çdo situatë emergjente që mund të krijohet.
/BW



KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11677

