Mungon rruga, 300 banorë në Drobonik të Beratit hidhen në protestë
Aktualitet E Martë, 4 Maj 2021 17:51
Rreth 300 banorë të fshatit Drobonik në Berat janë hedhur në protestë mëngjesin e sotëm në shenjë kundërshtie për mungesën e rrugës. Sipas të dhënave, mësohet se rruga që lidh fshatin me qytetin është e shkatërruar.
Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa u kanë parashtruar kërkesat pushtetit vendor. Ata shprehen se premtimet për një rrugë të re nuk janë mbajtur asnjëherë./News24/
KOHA JONË SONDAZH

