Nikolla: Do t’i plotësojmë orët e sotme mësimore
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, theksoi të martën se procesi i përcjelljes së fëmijëve në shtëpitë e tyre thuajse ka përfunduar.
Në një prononcim telefonikë me mediat, ministrja Nikolla tha se “ky proces u mundësua në koordinim me Drejtoritë Arsimore dhe Pushtetin Vendor në të gjithë qarqet e vendit”.
“MAS ka pezulluar mësimin në të gjitha shkollat e vendit publike dhe private”, theksoi Nikolla duke shtuar se më vonë do të japim një njoftim të dytë kur do të fillojë procesi mësimor.
Ministrja Nikolla u shpreh se nuk do të ketë asnjë cënim për procesin mësimor, pasi do të plotësojmë orët mësimore, të ndërprera për shkak të emergjencës.
Nga raportimet e fundit, vijoi ajo, që vijnë nga Tropoja e Dibra edhe aty procesi po përmbyllet në kushte të plota sigurie dhe fëmijët janë larguar drejt shtëpive të tyre.
Për qarkun e Tiranës, ministrja Nikolla ta se largimi i nxënësve në shkollat më problematike ka përfunduar.
KOHA JONË SONDAZH

