Sokol Dervishaj në terren për situatën e reshjeve
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka mbledhur ditën e sotme shtabin e emergjencave në Ministri, ku janë marrë një plan i gjerë masash, për përballimin e situatës në transportin rrugor, detar, digave dhe ujësjelllësat.
Më pas Ministri Dervishaj inspektoi punimet për pastrimin e rrugës në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Dervishaj tha se situata është problematike në disa akse kombëtare, veçanërisht në veri dhe në Shqipërinë e Mesme. Por janë marrë të gjitha masat dhe ka angazhim maksimal nga Ministria dhe firmat kontraktore, për të kaluar këtë situatë. Dervishaj tha se aktualisht në terren janë shumë makineri dhe punonjës, por apeloi ndaj firmave që të angazhojnë personel dhe makineri shtesë.
Ministri ndaloi në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ku ndoqi nga afër punimet e firmës kontraktore për pastrimin e rrugës. Dervishaj tha se edhe në këtë qark, janë marrë masat për të mos patur probleme të bllokimit të rrugës, pasi në ditët në vijim priten rreshje të dendura.
Ministri vijoi më tej duke u ndalur në portin e Vlorës, ku si pasojë e stuhisë mëngjesin e sotëm, pati bllokim të 2 trageteve. Dervishaj tha se Autoritetet Portuale kanë reaguar menjëherë duke marrë masat e duhura për ankorimin e trageteve, si dhe po zbatohet një plan i gjerë masash për ditët në vijim. Dervishaj i bëri thirrje edhe operatorëve që të jenë të kujdesshëm veçanërisht në këto ditë emergjente.
Ndalesa e fundit ishte Porti I Durrësit ku Dervishaj u njoh nga afër me masat e marra në këtë Port, që është dhe më I madhi në vend. Ministri kërkoi mirëkuptimin e udhëtarëve nëse do të ketë vonesa, si dhe siguroi se autoritetet kanë marrë masat e nevojshme për përballimin me sukses të situatës.

INFORMACION MBI GJENDJEN E KALUESHMËRISË SË AKSEVE RRUGORE date 08.11.2016, ora 19.00
|
Qarku
|
Situata |
Rekomandime |
|
Tiranë |
Ne Superstraden Tirane – Durres gjendja eshte normalizuar plotesisht, edhe ne rruget paralele. Perdoruesit e rruges duhet te bejne kujdes ne segmentin Kashar – Tirane, pasi ne kete zone ka akoma prani te ujit, por nuk pengon qarkullimin e mjeteve. Sasia e madhe e ujit ne Superstrade gjate dites se sotme u shkaktua nga shkarkimi i ujembledhesve te kesaj zone, per te evituar permbytjet.
Ne zonen e Fushe Krujes ka prani te ujit ne rruge, si pasoje e daljes se perrenjve.Po punohet me mjete e forca te shumta per pastrimin e aksit. Ne aksin F. Kruje – Degezimi Y me F. Kruje Qender, ka prani te ujit ne rruge. Per momentin rruga eshte e kalueshme me veshtiresi. Ne segmentin Ndoje – QafeShtame, ka rreshqitje masive te inerteve ne rruge. Ne km 8.7 kalohet me veshtiresi, kurse ne km 13 kalimi eshte i bllokuar.
|
Te evitohen levizjet ne keto akse. |
|
Durres
|
Ne zonen e Shkembit te Kavajes eshte larguar uji nga rruga dhe kontraktori ka punuar deri vone per pastrimin e aksit nga aluvionet. |
Te behet kujdes ne qarkullim, |
|
Elbasan |
Nuk raportohen probleme ne akset e ketij qarku |
Te behet kujdes ne qarkullim. Te respektohen tabelat e sinjalistikes. |
|
Berat |
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku. | |
| Vlore | Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. | |
|
Gjirokaster |
Problemet e shkaktuara diten e djeshme ne
aksin rrugor Gjirokaster- Kakavije, jane eleminuar, dhe sot gjendja e qarkullimit eshte normale. |
Te behet kujdes ne qarkullim |
|
Korçe |
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. |
Te behet kujdes gjate levizjes dhe te respektohet sinjalistika ne rruge |
|
Kukes |
Ne te gjitha akset e ketij Qarku ka prani te materialeve ne rruge. Firmat kontraktore po punojne me mjete dhe fuqi punetore per pastrimin e akseve.
Ne aksin Kukes – Qafe Shllak, ku para nje muaji ka patur nje shembje te rruges, ka nje agravim te gjendjes. Per momentin kalimi kryhet vetem per mjetet e vogla. Firma kontraktore po punon per normalizimin e situates. |
Te behet kujdes ne akset ku ka prani te materialeve ne rruge. |
|
Diber |
Ne te gjitha akset e ketij Qarku ka prani te materialeve ne rruge. Firmat kontraktore po punojne me mjete dhe fuqi punetore te shtuar per pastrimin e akseve. Ne aksin K. Hadroj – Qafe Bene, situata eshte problematike si pasoje e renies se gureve, sidomos ne afersi te Tunelit te Gjegjanit dhe ne Shkoze. Po punohet nga kontraktori per hapjen e saj.
Tek Ura ne Hyrje te Ures se Klosit, lumi ka prurje te medha. Niveli i ujit po i afrohet trareve te ures. Nga specialistet e Drejtorise se Shkodres njoftohemi, se nga hapja e portave te Hecit te Shkopetit, eshte permbytur rruga ne Skuraj – Burrel, aty ku ndahet rruga që shkon per ne Peshkopi. Lartesia e ujit ka arritur 1 m.
|
Te behet kujdes ne qarkullim, sidomos ne akset ku ka prani te materialeve ne rruge.
|
|
Shkoder |
Ne disa akse te ketij Qarku ka probleme, sic jane: Shkoder – Qafe Qele, ku ka shembje te trupit te rruges, si dhe te Harku i Berdices, ku ka prani te ujit si pasoje e hapjes se portave te Hecit. Ne te gjitha akset po punohet me forca dhe mjete per pastrimin e akseve.
Ne aksin B. Curri – Valbone, prurjet e shumta kane gerryer nje pjese te rruges. Ne vend ka prani te mjeteve dhe fuqi punetore te shtuar te kontraktorit. |
|
|
Fier |
Nuk ka probleme per qarkullimin. |
Te behet kujdes ne levizje, |
|
Lezhe |
Nuk ka probleme per qarkullimin ne akset e ketij qarku. |
|
KOHA JONË SONDAZH

