Njoftim i OSHEE: Ja zonat më të prekura nga defektet

Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gadishmerise, per të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojne grupet e gadishmërisë të OSHEE sh.a për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave per likuidimin e avarive ne rrjetin shperndares TL/TM/TU që furnizojnë spitalet, hidrovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative, etj, të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit.

Për sa i takon linjave të tensionit të lartë ekziston një situatë problematike në nënstacionin e Kuçit, pasi linja 35 kV Smokthinë-Kuç është stakuar për shkak te nje defekti. Zona e prekur Kuçi dhe Kallarati.

Rajonet me te prekura nga difektet jane:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rajoni Tirane: Zall Bastar, Shenmeri, Vore pjeserisht, Kamez Pjeserisht, Shuopal, Mullet, Paskuqan, Valias, Shkoze, pjeserish Kombinat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rajoni Durres: Halil, Fushe Kruje, Borizane, Gepal, Gose, Spitalle, Golem, Hamallaj, Xhafzotaj, Bago, Nikel, Manze, Kruje pjeserisht

Rajoni Elbasan: Pjeserisht Stravaj, Orenje, Bradashesh, Funar, Tregan, Shales, Kajan,

Rajoni Berat: Potom, Çepan, Backe, Kreshove, Lepan, Leshnje, Gjorgove,Tomorrice/ Skrapar, Fshatrat: Krorez, Stacioni Pompave, Dobrushe,Poshnje/Kucove

Rajoni Fier: Levan, Sheq i madh, Daullas, Fier, Mbrostar, Roskovec, Kallm, Ferme, Pjeserisht Ballsh

Rajoni Gjirokaster: Kalivac, Suke, Lekel, Buz, Petran, Kosine, Qesarat.

Rajoni Kukes: Qytet Fierze, Malzi, Fajze, Betoshe,

Rajoni Shkoder: Pjeserisht Shkoder, Zues, Kallmet, Shengjin pjeserisht

Rajoni Burrel: Kurdari, Sllove, Kraste

Rajoni Vlore: Novosele, Radhime, Himare, Xhuherine, Amonice, Lepenice, Babice, Bolene, Orikum, Cerkovine,Selenice.

Rajoni Korçe: Pjeserisht Erseke, Trebinje, Miras, Clirim/Erseke

Grupet e gadishmerise po punojne per riparimin sa me shpejt te difekteve. Ne disa rajone fidrat jane stakuar per mase sigurie qe kryesisht jane fidra rurale dhe rurale te thelle.

Sikurse duket edhe ne tabela e konsumatoreve te prekur, difektet jane kryesisht ne zonat rurale, ku koha e keqe dhe terreni i thyer e ka rritur shkallen e veshtiresise se riparimit te diffekteve. Era ne keto zona ka fryre me shpejtesi mbi normat e lejuara 24 – 48km/h.

Me permiresimin e motit dhe uljen e shpejtesise se eres do te rikthehet energjia ne zonat qe furnizohen nga fidrat e stakuar per mase sigurie, te cilat perbejne 35 % te fiderave te stakuar.

TË DHENAT NGA KASKADA E DRINIT (KESH)

Situata paraqitet nën kontroll dhe prurjet aktuale po shfrytëzohen maksimalist për prodhim energjie përmes shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve gjeneruese. KESH ka inicuar dy procedura për shitjen në tregun e parregulluar të tepricave të energjisë së prodhuar nga prurjet e mëdha.

Gjithashtu po shfrytëzohen maksimalisht përfitimet që rrjedhin nga marrëveshjet e shkëmbimit dhe depozitimit. Prodhimi ditor i 3 HEC-eve të Kaskadës është 13,000 MWh ndërsa rezerva energjitike e vendit shkon në 1,142 GWh. Tendenca në ulje e prurjeve anësore në bazenet e HEC Koman dhe HEC Vau Dejës ka vijuar edhe gjatë 12 orëve të fundit gjë që në kombinim me rregjimin e shfrytëzimit dhe të shkarkimeve të kontrolluara ka bërë të mundur që kuotat e këtyre liqeneve të mbahen brenda nivelit të lejuar të shfrytëzimit normal për periudhën.

HIDROCENTRALI I FIERZES

Kuota 290.58 m

Prurjet 2,050 m3/sec

Prodhimi 100 MW

Agr. në punë 1

Shkarkime 0 m3/sec

HIDROCENTRALI I KOMANIT

Kuota 171.61 m

Prurjet 967/877 m3/sec

Prodhimi 290 MW

Agr. në punë 2

Shkarkime 1000 m3/sec HIDROCENTRALI VAU DEJES

Kuota 74.84 m

Prurjet 1,488/200 m3/sec

Prodhimi 235 MW

Agr. në punë 5

Shkarkime 1200 m3/sec

 

 

 

TË DHENAT NGA OPERATORI I SISTEMIT TË TRANSMETIMIT (OST)

Nuk konstatohen probleme me rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike dhe nënstacioneve të OST.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?