OSHEE: Shtabi Qendror në gatishmëri, defektet janë riparuar

OSHEE deklaroi sot se Shtabi Qendror vazhdon me planin e gatishmërisë, për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike të konsumatorëve në të gjithë vendin.

Në një deklaratë për mediat, OSHEE bën të ditur se “Në gjithë territorin, sipas Drejtorive Rajonale, funksionojnë grupet e gatishmërisë të OSHEE sh.a për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e avarive ne rrjetin shpërndarës TL/TM/TU që furnizojnë spitalet, hidrovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative, etj, të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit”.

Po ashtu, OSHEE sqaron se “Në sajë të ndërhyrjeve në terren është bërë e mundur që të ulet në 25 numri i fiderave të stakuar në të gjithë vendin. Difektet në fidra janë riparuar dhe kthyer në gatishmëri në masën 88%, ndërsa është ulur me 70% edhe numri i abonentëve pa energji. Të gjithë linjat që furnizojnë hidrovoret janë në gatishmëri të plotë, duke i furnizuar 24 orë me energji elektrike. Linjat 35 kV dhe Nënstacionet janë në skemë normale furnizimi me energji elektrike. Janë riparuar plotësisht defektet në rajonin e Fierit, gjithashtu janë riparuar pothuajse plotësisht defektet në rajonin e Korçës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është rikthyer energjia në një pjesë të Tiranës ku ka patur problem gjatë ditës si, në zonën e Komunës së Parisit dhe Kopshtit Botanik. Gjithashtu, është rikthyer energjia në Gramsh, pjesërisht në Cerrujë; në qytetin e Kuçovës; zonën e Leskovikut, lagjet 1 Maji dhe 11 Janari në Fier; zona Hajmel në Shkodër dhe zona Shupenzë në Burrel”, thuhet në deklaratën e OSHEE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?