Permbytjet/ Lumi i Tiranës nxjerr në breg një trup të pajetë
Aktualitet E Martë, 4 Maj 2021 14:42
Moti i keq në vend ka shënuar viktimën e radhës
Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e Lumit të Tiranës, në afërsi të Babrrusë.
Mësohet se viktima është i seksit mashkull, dhe mendohet ai i përket moshës 40-50 vjeçare.
Ndërkaq, ende nuk dihet emri i viktimës, por bëhet me dije se trupi i pajetë është nxjerrë në breg të lumit nga uji i rëmbyeshëm që shkaktuan reshjet e dendura në kryeqytet.
KOHA JONË SONDAZH

