Përmbytjet – Vjosa derdhet përtej shtratit, bllokohet aksi nacional drejt Selenicës
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, lumi Vjosa ka sjellë prurje të mëdha uji duke shkaktuar përmbytje të tokave përreth.
Korrespondentja e Ora News, Jerola Ziaj nga Vlora, njofton se për shkak të fryrjes së Vjosës, ujërat kanë vërshuar në Bisht të Malit në Selenicë, duke shkaktuar bllokimin e aksit nacional.
Kreu i Bashkisë së Selenicës, Përparim Shametaj ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin lëvizjet drejt Selenicës.
Niveli i ujit të Vjosës ka arritur në 5 metra.
Më herët, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u bëri thirrje banorëve dhe bizneseve pranë brigjeve të lumit Vjosa që të largohen prej andej, për shkak sipas tij, pasi 12 orët e ardhshme priten prurje të mëdha të këtij lumi. Ministri Panariti vizitoi nga afër Urën e Mifolit pasditen e sotme.
Panariti: Në 12 orët e ardhshme pritet rritje e prurjeve të lumit Vjosa. Angazhim maksimal, të gjitha strukturat në gatishmëri dhe të mirë koordinuara. Të mbrojmë dhe të shpëtojmë jetë njerëzish dhe ekonomitë familjare.
Ministri tha se 10 ndërhyrje e bëra nga Ministria e Bujqësisë në argjinaturën e Vjosës, do të zbusin vërshimin e ujërave drejt banesave dhe tokave bujqësore.
Korrespondentja e Ora News në Vlorë, Jerola Ziaj tha se në orët në vijim situata pritet të përkeqësohet.
Ministri Panariti tha ajo, u ka kërkuar fermerëve të zonë që të evakuojnë gjënë e gjallë nga zona, pasi prurjet nga Greqia të lumit Vjosa po shtohen.
Ministri ka deklaruar se përmbytjet janë në prag dhe mbeten vetëm pak orë në dispozicion.
Ndërkohë Ministria e Brendshme informon se nga të dhënat deri në orën 16:30, situata më problematike paraqitet në jug të vendit. Ministria e Brendshme ka urdhëruar gatishmëri në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Fierit, për shkak të intensitetit të prurjeve në lumin Vjosa. Forcat e Armatosura janë dislokuar me mjete dhe njerëz përgjatë zonave të rrezikuara
Përmbytjet në jug, Prençi sot ne mengjes beri apel: Banorët t’i përgjigjen thirrjeve për evakuim
KOHA JONË SONDAZH

