Përmbytjet/Dervishaj: Kemi marrë masat për çdo situatë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, zhvilloi sot një vizitë në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik- Rrëshen, ku pa nga afër punën për pastrimin e një pjese të rrugës, nga rrëshkitja e dherave.

Ministri Dervishaj, falenderoi punonjësit dhe firmën që po merret me pastrimin, pasi pavarësisht kushteve atmosferike të ditëve të fundit, Rruga e Kombit, nuk ka patur asnjë bllokim. Sipas tij, situata në veri të vendit, mbetet problematike në disa zona, por institucionet dhe Ministria kanë marrë masat e duhura, për rehabilitimin e akseve ku janë rregjistruar vështirësi në lëvizjen e mjeteve.

“Jemi duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe jugut të vendit, ku janë shënuar disa problematika ditën e sotme”, tha Dervishaj, duke falenderuar punonjësit e angazhuar direkt në këto operacione në gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri apeloi gjithashtu ndaj qytetarëve që të jenë të vëmendshëm dhe të shmangin sa më shumë segmentet rrugore që paraqesin problematika. Ndërsa siguroi se Ministria e Transportit në bashkëpunim me drejtoritë e varësisë, ka marrë masat e domosdoshme për kalimin e kësaj situate.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?