Plagoset me kallashnikov punonjësi social në Tufinë

Punonjësi social në Qendrën e Pritjes së Komunitetit Rom në Tufinë është plagosur me armë zjarri, tip kallashnikov, pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, afër qendrës së pritjes, ku pas një konflikti të çastit, një pjesëtar i komunitetit rom që rri në këtë qendër, ka qëlluar më armë ndaj 30-vjeçari V.P.

Ky i fundit, punonjës social në këtë qendër, është dërguar me urgjencë në QSUT, pasi është plagosur në pjesën e pasme të qafës.

Sakaq, policia është vënë në ndjekje të autorit, ende i paidentifikuar, i cili është larguar bashkë me armën e përdorur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?